Alvaro Morata është një nga synimet e skuadrës së Sevillas të cilët po kërkojnë të përforcojnë sulmin pas shitjes së Muriel i cili vajti tek Fiorentina.

Sipas drejtorit sportiv të skuadrës spanjolle, Morata është duke u vëzhguar me vëmendje të madhe nga skuadra andaluziane.

26 vjecari nuk po arrin të gjëjë hapsira në formacion këtë sezon, teksa ka shënuar vetëm pesë gola.

Drejtori sportiv i Sevillas, Joaquain Caparros, ka refuzuar të flaës për Moratën, megjithatë ai ka deklaruar:

“Ne po punojmë në shumë emra. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët po duan të vinë në Sevilla, por cilët janë ata nuk do ti tregoj”.

Loading...