Ambasadorët shprehin ngushëllime për tragjedinë në autostradën Shkup – Tetovë. Ambasadori i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, ka shkruar se janë të trishtuar nga tragjedia që ndodhi këtë mbrëmje. “Mendimet e mia janë me familjet e atyre që kanë humbur jetën dhe të plagosurit”, ka shkruar ambasadori Zhbogar, në Twitter. Ka raguar edhe edhe ambasada franceze në Shkup. “Ambasada e Francës në Shkup shpreh ngushëllimet më të thella deri te familjet dhe të afërmit e viktimave, me rastin e vdekjes tragjike të qytetarëve të Gostivarit dhe të Tetovës, në aksidentin e sotëm, ndërsa të lënduarve i uron shërim sa më të shpejtë”, thuhet në letrën e ngushëllimit.