Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara në Kosovë dhe Serbi, i bëjnë thirrje Kosovës të pezullojë tarifën prej 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnjës. Ata po ashtu kërkojnë që Serbia të jetë konstruktive si dhe të dyja palët të ndalin provokimet. Ambasadorët Scott dhe Kosnett theksojnë se Serbia dhe Kosova e kanë mbështetjen e plotë amerikane dhe se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të ndihmuar Beogradin dhe Prishtinën të krijojnë besimin e nevojshëm për të arritur një marrëveshje në qendër të së cilës do të ishte njohja reciproke.. Ambasadorët amerikanë kanë paralajmëruar se “status quo-ja” po pengon përparimin politik dhe ekonomik të dyja vendeve përderisa “ në vend të tyre, krimi i organizuar, korrupsioni dhe elementet tjera ekstremiste po bëhen më të gjera dhe po kthehen në kërcënim për sigurinë rajonale dhe evropiane”.

Loading...