Diçka që nuk e ka bërë asnjë politikan kosovar deri tani, përveç në kohë të fushatës zgjedhore, po e bën së fundi ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Connell.

Ai sot ka caktuar kohën nga ora 14 deri në ora 16 për të bashkëbiseduar me qytetarët në rrjetin social Facebook, duke bërë thirrje te qytetarët që të mos ta humbin mundësin për të biseduar me të.
Ambasada ka ftuar qytetarët e Kosovës të mos e humbin rastin për t’i shtruar pyetje ambasadorit, i cili e flet rrjedhshëm edhe gjuhën shqipe.

Loading...