Ekspertët kërkojnë vendosjen e filtrave ose mbylljen e ndotësit më të madh të ajrit në Pollog Jugohromit. Në një tribunë të organizuar në UEJL për këtë çështje, ambientalistët thanë se sipas studimeve të bëra në Pollog, ka rezultuar se Jugohromi ndikon 40 për qind në ndotjen e ajrit.

“Kjo analizë ka rezultuar me atë se opsioni më i mirë është vënia e filtrave për prashitje por kjo nuk jep përgjigjen se kush duhet dhe si duhet ta bëj këtë. Dihet i mbetet menaxhmentit ta bëj këtë por ka mundësi të gjendet edhe ndonjë marrëveshje të bëhet me qeverinë apo pushtetin lokal. beneficionet që do kishim në rast të vënies së filtrave janë në anën e qytetarëve gjegjësisht në shëndetin e tyre”, tha Rade Gogovski. Shoqata AKUA, Strugë.

Profesori universitar Zoran Shapuriq, tha se a deklaruar se politikat shtetërorë në drejtim të mjedisit jetësorë janë shumë të mira, por në praktikë ndryshojnë gjerat dhe të njëjtat tregohen jo të suksesshme.

“Kur bie puna tek implementimi praktik kjo ka të bëj edhe me politikat edhe për ligjvënien, krijohen probleme sikurse është për shembull me plotësimin e standardeve në drejtim të mbeturinave ajrit, sektori i truallit apo cili do qoftë biodiversitet tjetër apo sektor i mjedisit jetësor. Koordinimet mes institucioneve duhet të jenë shumë në nivel më të lartë sepse në pajtim edhe me politikat tona dhe strategjitë, të gjitha strategjitë siç thash dokumente strategjike duhet t`i përmbajnë aspektet ekologjike”, u shpreh Zoran Shapuriq, Profesor universitar.

Në debatën e sotëm po ashtu i konstatua se, me investimin në mjedisin jetësor, me theks të veçantë në filtrat e Jugokromit si dhe deponitë e egra, shteti do të kursej shumë më shumë mjete që harxhohen për shëndetësinë, gjegjësisht për të sëmurët në sistemin respirator dhe të sëmurët me kancer, ndërsa po ashtu, do ndikonte edhe në rritjen e mesatares së jetesës në vendin tonë, e cila viteve të fundit është ulur. (Alsat-M) Bashkim Sulejmani