Ameli, vajza e çiftit të dashur të publikut shqiptar Alban Skënderajt dhe Miriam Canit nuk ndalet së na mrekulluari.

Ajo është vetëm tre vjeç dhe tashmë ka treguar talentin e saj për muzikën.

Por një nga dëshirat e saj më të mëdha është të kalojë kohë mes librave, diçka kjo që ka befasuar dhe vetë prindërit e saj.

Teksa gjendet në avion vogëlushja nuk i ndahet së shfletuari një reviste.

‘Kur i flas më thotë mami të lutem mos më bezdis se polexoj’ shkruan Miriami krah fotos së vogëlushes ku duket më e përqëndruar se asnjëherë më parë mes faqeve të revistës.

Të shohësh Ameli kaq të ‘dhënë’ pas librit të emocionon, pasi tashmë duket diçka e ‘rrallë’ krahasuar me vëmendjen që rrëmben teknologjia.

/Gazeta Express/