Amir Abrashi më në fund ka lënë pas makthin e dëmtimit të pësuar në mars të vitit 2018.

Mesfushori i Freiburg është kthyer në fushë tashmë dhe duket se po shkon drejt riaftësimit të plotë, ndërkohë që sot ka luajtur nga minuta e parë në miqësoren që Freiburg ka luajtur në Sotogrande, në Spanjë, kundër Mainzit.

Abrashi ka qenë titullar në testin e dytë, sinjal që fizikisht është n rregull dhe thjesht i duhen minuta tani e tutje, duke qenë se po stërvitet me ngarkesë të plotë.

Një lajm i mirë ky dhe për kombëtaren shqiptare, pasi do të jetë në dispozicion të Panucit në ndeshjet e muajit mars ku Shqipëria do luajë ndeshjet eleminatore për europianin 2020.

Loading...