FC Shkupi të dielën në stadiumin e Cairit me fillim prej orës 14:00 në kuadrin e javës së 22-të në LPFM do të masë forcat me KF Shkëndija në derbin e madh shqiptar. Në prag të këtij derbi, Amir Bilali ka folur për gazetën Lajm, ku ka deklaruar se të gatshëm e presin derbin me liderin e ligës dhe kampionin aktual.

“Jemi shumë të gatshëm për ndeshjen. Kemi punuar maksimalisht gjatë gjithë javës, pasi bëhet fjalë për një derbi të madh mes dy skuadrave shqiptare. Ata momentalisht mendoj se janë më të mirat në kampionat, dhe për këtë arsye ne do fokusohemi të japim më të mirën në fushën tonë për të arritur një rezultat pozitiv”, dekalroi mesfushori defensiv, Bilali.
Ai thotë se edhe fitorja fundjavën e kaluar ndaj Akademija Pandev do të jetë motiv i madh.

“Patjetër se tre pikët e fundit në Strumicë na motivojnë shumë. Ne në cdo ndeshje në fushë futemi për të marrë më të mirën, ndërkohë që edhe kjo ndeshje do të jetë si gjithë të tjerat”, shtoi ai.
Bilali ka edhe një dëshirë në derbi.
“Në derbi dëshira ime është që ta shoh stadiumin plot me shikues dhe t’i kënaqim të gjithë Shvercerat dhe publikun. Ne do të japim maksimumin për një rezultat pozitiv”, përfundoi Bilali.

 

Ndeshjet, java e 22-të
(e diel, ora 14:00)
Renova-Makedonija GJP
Bellasica-Vardar
Shkupi-Shkëndija
Rabotnicki-A.Pandev
Sileks-Pobeda

Tabela:
1.Shkëndija                     47
2.Vardar                          38
3.A.Pandev                      36
4.Rabotnicki                    31
5.Shkupi                          30
6.Renova                         26
7.Makedonija GJP          22
8.Sileks                            21
9.Pobeda                          18
10.Bellasica                     18