Amir Kurtishi, është një prej emrave më të rinj shqiptar në Zvicër, i cili premton shumë për tu bërë emër i njohur në futboll. Kurtishi ka lindur me 13 qershor 2007 (i gjatë 150 cm, 41kg), luan si sulmues dhe gjuan me të dyja këmbët.

Ai ka lindur në Zvicër, ndërsa prindërit e tij ka 30 vite që jetojnë dhe veprojnë në Kantonin e St. Gallen.

Amiri që nga mosha 4 vjeçare ka filluar të luaj futboll në skuadrën e FC Weesen, ndërsa nga mosha 9 vjeçare është pjesë e Team Glamerland, që vepron në kuadrin e St. Gallen. Me talentin e tij ka rënë në sytë e shumë trajnerëve dhe kësisoj pas pushimeve verore ai do të bëhet pjesë e gjeneratës U12 të skuadrës së njohur St. Gallen, që garonn në Superligën e Zvicrës.

“Amiri e dashuron shumë futbollin. Çdo herë dëshiron të jetë më i miri. Ka shumë dëshirë që të shënoj gola, të bëhet më i miri. Është mjaftë punëtor, prandaj është pëlqyer edhe nga trajneri i Akademisë së futbollit shqiptar në Zvicër, Bekim Ameti, tek i cili po stërvitet një muaj”, thotë babai i Amirit, Ramiu.

Ëndrra e Amirit është që një ditë t’i ngjajë idhullit të tij Cristiano Ronaldo, kurse nga klubet bën tifo për Real Madridin.

“Kur luajnë Reali dhe Bayerni gjithmonë jemi kundërshtarë. Unë kam edhe një djal tjetër, e quajnë Jasin, dy vjet më i ri se Amiri. Edhe ai luan fuboll te FC Weesen, është lojtar shumë i mirë. Është tifoz me Bayernin dhe Juventusin. I pëlqen Mohamed Salah. Të shtoj edhe këtë se Amiri është i shkëlqyeshëm edhe në shkollë. Nga vera e ardhshme do të shkojë në shkollë Sekondare, megjithatë futbollin e kemi prioritet”, thekson Ramiu, i cili tregon se është edhe trajner futbolli.

“Po jam edhe trajner. E dua futbollin, kam luajtur si ri. Në vitin 2018 me trajnerin e njohur Bekim Ameti në një turne bamirësie udhëhoqëm ekipin Team Albania, gjenerata 2006/07, i përbërë nga lojtarë të skuadrave elitare në Zvicër. Në këtë turne morën pjesë disa ekipe me lojtarë spanjoll, serb, italian, serb, maqedonas, dhe ne zurëm vendin e dytë. Në finale humbëm nga Zvicra, kurse Amiri gjatë turneut i shënoi 4 gola”, tregon Ramiu.

Për Amirin fjalë të mira ka edhe trajneri i mirënjohur i Akademisë së Futbollit Shqiptarë në Zvicër, Bekim Ameti.

“Amiri është një djal shumë i zoti. Është mjaftë i talentuar, intelegjent dhe i shpejtë. Është nuhatës i mirë i golit. Ka një muaj që stërvitet te Akademia jonë dhe unë pres shumë nga ai. Nëse vazhdon kështu si ka nisur, atëherë mund të them se do të ketë një ardhmëri shumë të mirë”, shprehet trajneri Ameti.

Në fund të shtojmë se, Amiri ka edhe një ëndërr dhe ajo është që kur të rritet të vesh fanellën kuqezi të Kombëtares së Shqipërisë.