Ejup Berisha

Mjaft më me patriotizmin e zbrazët dhe të pa fre. Ju lutemi mos na tregoni se si bëhet politika se disa prej nesh e dimë më mirë se ju këtë gjë. Mirëpo dallimi mes juve që për momentin jeni në politikë e s’keni haber të bëni politikë dhe neve që jemi jashtë saj dhe e njohim shumë mirë atë është si nata me ditën. Politika juaj ka sukses përherë. A e dini pse? Sepse ajo është e stilit vetëm shit. Edhe tregtia si aktivitet pune është përherë e suksesshme prandaj me të sot merren shumica e njerëzve në botë. Por tregtia reale zhvillohet në stilin shit e blej. E ju dini, siç thash, vetëm se të shisni e jo të bleni, dhe atë jo mallin më të lirë por atë më të vlefshmin dhe më të shtrenjtin-Interesat kombëtare që nuk janë pronë e juaja por janë pronë e të gjithë neve. Një fëmijë i mirë e i ndershëm e ruan dhe e shton mallin dhe pasurinë e shtëpisë e një fëmijë i keq nuk e ruan dhe e shet pamëshirshëm atë. Ju jeni këta të dytët fatkeqësisht. Ju i keni vënë në ankand publik jo vetëm se interesat e kombit por edhe vet kombin dhe dukë e paketuar këtë shumë mirë po mundoheni të na shitni pordhë për parfume. E dimë ne patriotizmin tuaj se sa peshon nuk ka nevojë të na tregoni se kush jeni ju se ju njohim si paranë e kuqe më. Më tej ironia juaj është e padurueshme. Sipas fjalëve tuaja Ju dhe vetëm ju i dini të gjitha Ju dini të bëni politikë ju dini të bëni diplomaci apo dhe vetëm ju dini të bëni patriotizëm e ne jo pra sipas jush ne nuk dimë asgjë. Dallimi mes neve dhe juve është ky Ju jeni atje brenda në politikë dhe ne jemi jashtë saj. Fal faktit që ju jeni brenda në politikë pra ju mund të bëni çfarë të doni e jo çfarë duhet të bëni apo jeni të obliguar të bëni. E ju jeni të obliguar që ti ruani dhe ta përparoni interesat kombëtare e jo ti ktheni mbrapsht ato. Ju për atë të parën jeni zotuar para 18 vitesh e jo për këtë të dytën. Prandaj pendohuni sa nuk është shumë vonë sepse koha juaj në politikë ka perënduar që moti, por ju akoma jeni në politikë fal perfeksionimit të biznesit të shitjes së interesave kombëtare. Pra ata të tjerët janë duke ju mbajtur në politikë jo se jeni më të mençurit dhe me të aftët dhe më të mirët në planet por se jeni më të përshtatshmit. Mjaft më me fjalë të kota. Juve ju ka ngja si njerëzit e moshuar para disa dekadave. Këta nuk ua pranonin aftësitë dhe zgjuarsinë e njerëzve më të ri atëkohë, me fjalët “Hajt bacit, apo shih punën me axhën se je i ri ti nuk di asgjë ti. Nuk janë punë për ty këto”. Mirëpo edhe ata atëherë edhe ju sot harroni se e tashmja dhe e ardhmja ju takon të rinjve. Prandaj mjaft më me fjalë të kota, por pendohuni për të këqijat që ja keni bërë kombit shqiptar dhe punoni pak për të.