Kampionët e Gjermanisë ka kohë që kërkojnë mesfushorin shqiptar, Granit Xhaka, dhe tani edhe ish trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, duket se ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e 23 vjeçarit.

Mediat gjermane raportojnë se Borussia Monchengladbachu e vlerëson kartonin e Xhakës 25 milionë euro, shifër e përballueshme për gjigantin bavarez.

Përveç Xhakës, Ancelotti dëshiron dyshen e Realit, Toni Kroos dhe Karim Benzema, derisa lojtarët tjerë që bëjnë pjesë në listën e trajnerit italian janë edhe Gonzalo Higuain, Bruno Peres, Cesc Fabregas e Federico Bernardeschi. /Express/