Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti, ka thënë se skuadra e tij mund ta fitojë Kupën e Italisë.

Napoli do të ndeshet të dielën me Sassuolon në kuadër të 1/8 e finales së Kupës së Italisë.

Napolitanët e eliminuan në Ligën e Kampionëve, dhe tani janë në garë për Kupën e Italisë dhe Serie A-në, nëntë pikë më pak se Juventusi në krye.

“Në Kupën e Italisë, i kemi pesë ndeshje, kështu që 450 minuta futbolli, dhe nëse bëjmë mirë mund ta fitojmë titullin”, ka thënë Ancelotti.

Ai ka lërë jashtë skuadrës disa nga yjet e klubit si Raul Albiol, Dries Mertens, Simone Verdi e Marik Hamsik, pasi dëshiron që t’iu jep më shumë hapësirë lojtarëve të rinj.

Loading...