Kancelarja e Qeverisë gjermanë, Angela Merkel, pritet të zhvillojë sot një takim me kreun e qeverisë shqiptare Edi Ramën, në Berlin.

Sipas agjendës, takimi do të zhvillohet në zyrat e Kancelares Merkel në orën 14:00.

Ky takim vjen pak ditë pasi një deputet i partisë së Merkelit dha qëndrimin se Bundestagu do t’i rekomandojë qeverisë federale që të mos votojë pro rekomandimit për çeljen e negociatave me BE-në, nëse Shqipëria nuk plotëson 7 kushtet.

Megjithatë, Rama u shpreh se nuk do t’i marrë për bazë qëndrimin e një deputeti populist që flet nga ana personale, pa mandat. /albeu.com

Loading...