Maqedonia në vend me promotorë ekonomikë, përmes qendra të përqendruara botës do t’ia prezantojë mundësitë që ofrohen në vend për investuesit e huaj, si dhe produktet që prodhohen në shtet, paralajmëroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

“Njëra ndër Qendrat do të jetë në Amerikë, e siguri në bregun lindor, ndërsa tjetra në qendër të Evropës në pjesën perëndimore të Gjermanisë prej ku do të mundet të mbulohen edhe të gjitha vendet fqinje, ndërsa qendra e tretë në Lindjen e Afërt. Këto do të jetë njësi të përqendruara të cilat do të kenë detyrë të dyfishtë. E para do të jetë ta informojnë botën për programet tona, të bisedojnë me investuesit e huaj dhe t’i sjellin në Maqedoni, ndërsa e dyta të prezantojnë prodhime të Maqedonisë, gjegjësisht që ne si shtet e prodhojmë”, tha Angjushev në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në Qeveri.

Këtë, siç tha, do të jetë model i lirë i cili nuk do të kushtojë shumë, ndërsa nga i cili presim të japë rezultat dhe është tejet i ndryshëm dhe më i lirë nga ai paraprak kur ishin dërguar 40 promotorë në 40 vende të cilët, theksoi, kanë punuar në mënyrë divergjente.

Me modelin e ri të promovimit, theksoi, pezullohet ideja për vendosjen e atasheve ekonomikë në ambasada.