Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev në intervistë për AIM, tha se këtë vit pritet rritje ekonomike prej 3.2%, ndërtim intensiv i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, ndërtimi i gazsjellësit si dhe lehtësimi i barrierave doganore dhe administrative.

Aktivitetet përgatitore të bëra gjatë vitit 2018, sipas tij, tashmë japin rezultate në pjesë e biznesit privat. Përqendrimi i Qeverisë, thotë Angjushev, do të vazhdojë në krijimin e klimës ekonomike dhe lehtësimin e biznesit.

Për kërkesën e zgjedhjeve të parakohshme kuvendare, Angjushev thotë se të gjitha zgjedhjet negativisht ndikojnë ndaj ekonomisë, për shkak se i gjithë shteti përqendrohet në to.

“Ka dy momente kur zgjedhjet ndikojnë në ekonomi. Momenti i parë është që administrata në një farë mënyre e ngadalëson dhe ndalon së punuari, për shkak se një pjesë i njerëzve që i udhëheqin institucionet përkushtohen në zgjedhje, por edhe një pjesë e mirë është për shkak se sipas ligjeve të Maqedonisë shumë aktivitete s’mund të bëhen. Nuk mund të ketë marrëveshje të reja, koncesione, nuk mund të jepet vend dhe gjithë kjo bën të ngadalësoj punën. Ky është aspekti real i ndikimit negativ në të zgjedhjeve në ekonomi, megjithatë ka edhe aspektin psikologjik. Para zgjedhjeve secili investues nuk din se çfarë do të ndodh pas zgjedhjeve dhe secili thotë ‘kur ka zgjedhje dhe kur e di se nuk ka situatë stabile në periudhën e ardhshme, të presim të shohim çfarë do të ndodhë dhe pastaj do t’i sjell vendimet për investime”, tha Angjushev.

Loading...