Shkup 26, nëntor – Shtatë  dekada punë, sakrific, mund por gjithmon me një qëllim ruajtjen e pasurisë  kombëtare. Sa e sa gjenerata kanë kaluar duke u munduar gjithmon të japin kontributin e tyre për këtë ansambël. Bëhet fjalë pikërisht për ansamblin e këngëve dhe valleve “Emin Duraku” nga Shkupi, njëri ndër ansamblet më të vjetra në gjitha trojet shqiptare dhe njëkohësisht ansambli më i vjetër në ish kryeqytetin e Dardanis Shkupi. Ky ansambël këtë vit shënon edhe 70 vjetorin e themelimit të tij.

Kryetari dhe koreografi i këtij ansambli Fadil Zeneli në intervist për Lajm TV flet për historikun e ansamblit “Emin Duraku”, vështirësit dhe sukseset ndër vite.

Fadil Zeneli (Kryetar/Koreograf):

“Nisma e themelimit të ansamblit Emin Duraku ka qenë në vitin 1947 dhe prej atëherë kanë filluar përgaditjet nga disa intelektual të asaj kohe të cilët kuptohet përmes ansamblit atëherë shoqëri kulturore artistike, ata duke e ditur shumë mirë se nëpërmjet kësaj shoqërie përmes shoqërive në përgjithësi do të ruhet, kultivohet dhe hecet mbi gjitha kultura shqiptare por në atë kohë kanë menduar edhe për arsimin shqip që ka qenë i ndaluar por përmes shoqëris janë kultivuar dhe janë rrjedhë gjitha këto drejtime. Falenderim i veçantë për të gjithë ata që ndërmorën këtë iniciativë burrërore, trimërore sepse në atë kohë të themelojshë një shoqëri kulturore artistike shqipëtare nuk ka qenë aspakt  e lehtë. Kështu që vazhdon puna zyrtare për tu regjistruar në vitin 1948, pra “Emin Duraku” zyrtarizohet në vitin 1948 duke e ditur që këtë vit jemi në vitin 2018 dhe rrumbullaksohen të gjitha këto 70 vite”.

“Vështirësit kanë qenë të shumta tregova përgjatë themelimit por edhe jeta e ansamblit “Emin Duraku” aspak nuk ka qenë e lehtë, duke e ditur se pjesa dërmuese e këtij shtatë dekadëshi ka qenë në sistemin munist, sepse në sitemin komunist të atëhershëm nuk e kanë pasur të lehtë ata që e kan drejtuar këtë ansambël sepse politika e ansamblit ka qenë që të balanson një pjesë prej asaj që e kanë kërkuar organet shtetërore”.

“Sukseset e “Emin Duraku” kanë qenë çdo herë, ndoshta më herët kanë pasur më pak aktivitete ndoshta kushtet apo mbështetja nga shteti ka qenë më e vogël por ja që edhe asaj kohe janë munduar që të prezantohen sa e sa ma shumë. Emin Duraku ka marë pjesë në shumë republika të ish Jugosllavisë në të gjitha pothuajse dhe është prezantuar në mënyrë sa më dinjitoze. Pas sistemit pluralist kanë filluar edhe të zgjerohen më shumë aktivitetet. Këto aktivitete nuk janë shtrirë vetëm në shtetet që përmenda më herët por edhe në shtete ndërkombëtare si Turqia, Rumunia, Ukraina, Bullgaria, Gjeorgjia dhe pothuajse në çdo qytet të Turqisë në çdo vit kemi marë pjesë.Prej kur un e drejtoj “Emin Durakun” qe 13 vite hiç më pak se 400 aktivitete i ka “Emin Duraku”, ndërkombëtare, mbarëkombëtare dhe në Republikën tonë”.

Ai thot se është pikërisht ansambli “Emin Duraku” ai që e ka ushqyer dhe vazhdon ta ushqej kulturën shqiptare në Maqedoni.

“Ansambli “Emin Duraku” nuk ka kontribuar por e ka ushqyer kulturën shqiptare vazhdimisht, mund të themi sikur një lokomotiv  e vërtet e kulturës shqiptare ku vagonat tjera janë lidhur dhe çdo gjeneratë që ka shkuar ka lënë gjurmë në gjitha hapsirat mbarë shqiptare”.

Me rastin e shënimit te kësaj date, nga ana e këtij ansambli do të organizohet koncert që do të shënoj këtë datë historike të “Emin Durakut” por pse je edhe datë historike e kulturës shqiptare në Maqedoni.

“Në këtë koncert do të gërshetohen përveç  shum këngë nga shumë këngëtarë të “Emin Durakut”, valle do të ketë filluar nga gjenerata më e re duke vazhduar nga një gjenerat e viteve të tetëdhjeta, duke e dituar që “Emin Duraku” ka pasur gjithmon folklor do të  prezentohen këngë folklorike nga grupi folklorik i ansamblit, po ashtu mysafir special e kemi edhe ansamblin “Ibe Palikuqi” duke e ditur që këto dy ansamblekanë gravituar si ansamble motra pra edhe ato do të prezantohet me një koreografi. Ajo që e veçon këtë eveniment është se është përgaditur një videoklip nga pjesët më të mira të njëzet koreografive me veshje kombtare të ndyshme dhe është inçizuar në lokacione të ndryshme të qytetit tonë. Një risi po ashtu që do të ketë është se me trupën aktive të dekadës së fundit, njëra ndër gjeneratat më të sukseshme gjatë gjithë kësaj periudhe është përgaditur një koreografi e re me një melodi krejtësisht të re dhe veshje kombëtare të reja, pra kjo do të jetë pjesa përmbyllëse e koncertit atë mbrëmje. Pra koncerti do të mbahet më 27 nëntor te Filarmonia e Maqedonisë duke filluar nga ora 19:00 dhe do të zgjasë maksimum dy orë, ata që nuk do të kenë mundësi të jenë prezent atë natë do të mund ta shikojn pas disa ditëve në televizionin 21”. Albion Memeti (Gazeta Lajm)