Ansambli i Këngëve dhe Valleve “ILIRIDA” nga Shkupi javën e kaluar ka filluar përgatitjet intensive për festivalin ndërkombëtarë për fëmije “Brez pas Brezi”, që organizohet për herë të dytë në Maqedoni. Për dallim prej vitit të kaluar, këtë vit pjesëmarrës në këtë festival do të jenë  edhe ansamble jashtë vendit.

Festivali do të mbahet më 29 prill , pikërisht në “Ditën nderkombëtare të vallzimit.

Kryetari i AKV “ ILIRIDA”, Rufki Loku tregon për aktivitet që janë zhvilluar gjatë vitit 2018 që ka qenë vit i sukseseve dhe paraqitjeve nëpër shumë festivale.

Anëtari i kryesisë, Arif Bislimi thotë që i mbështet të gjitha organizimet e ansamblit edhe për skaj vështirësive financiare.

Kontributin e tyre për gjeneratat e reja në këtë ansambel vazhdojnë të japin edhe valltarët e gjeneratës së parë, të cilët janë prezent në të gjitha provat që zhvillohen.

Edhe gjinia femrore ka shfaqur interes të madh dhe dita – ditës i bashkangjitet këtij ansambli, thotë ndihmës koreografja Albana Loku.

Dy ndihmësit e koreografit, Ilir Loku të cilët u ndihmojnë gjatë përgatitjeve valltarëve të ri. Ata kujtojnë kohën kur edhe ata i kanë filluar hapat e para në vallzim.

Ilir Loku, përveç themelues dhe koreograf  i ansamblit “ILIRIDA” ai po ashtu është edhe drejtor i festivalit “Brez pas Brezit” në një intervistë për Lajm.TV tregon më shumë rreth idesë për themelimin e festivalit.

Interesimi i madh i gjeneratave të reja për vallen është premtues, ata ndjehen entuziast që të vazhdojnë këtë drejtim edhe në të ardhmen. Tregojnë se sa valle i kanë mësuar dhe tregojnë për pjesëmarrjen nëpër festivale.

Ansambli “ILIRIDA”, përgatitje intensive për festivalin ndërkombetar “Brez pas Brezi” (Video)

Ansambli “ILIRIDA”, përgatitje intensive për festivalin ndërkombetar “Brez pas Brezi” (Video)

Gepostet von Lajm TV am Montag, 4. Februar 2019