Në të gjitha institucionet kulturore në Shkup dhe qytete tjera janë anuluar shfaqje kulturore, koncerte dhe aktivitete të tjera, pas shpalljes së ditë zie për shkak të viktimave nga aksidenti i rëndë në rrugën Shkup – Tetovë.

Filharmonia e Maqedonisë ka anuluar koncertin e radhës që duhej të zhvillohej sonte. Anulimin e shfaqjeve e kanë bërë disa teatro në Shkup dhe qytete tjera. Janë anuluar edhe pres –konferenca që kanë të bëjnë me promovime dhe aktivitete kulturore. (INA)

Loading...