Ministri i arsimit dhe shkencës, Arbër Ademi, në një deklaratë për Lajm.Tv thotë se ai si ministër nuk ka dashur të vijë deri te marja e kompetencave të ndonjë komune në sferën e arsimit, por se në rastin e Gostivarit një gjë e tillë ka qenë e domosdoshme.

Ai akuzon kryetarin e komunës, Arben Taravari, se ka shkelur dispozitat ligjore gjatë emërimit të drejtorëve dhe nuk ka marë parasysh rekomandimet e ministrisë që të përmirësojë ato shkelje.

Sipas Ademit, parregullsi ka pasur edhe në komuna tjera, por ato janë përmirësuar, në bazë të vërejtjeve që i ka bë MASH-i.

Deklaratën e plotë të ministrit Ademi mund ta përcillni në videon më poshtë: