“Pavarësia e Kosovës është akti shekullor për shqiptarët dhe rajonin meqë ndikoi në stabilitetin e rajonit, në rritjen e frymës së bashkëpunimit dhe mendoj që është një premisë për një të ardhme më të mirë për mbarë rajonin dhe Evropën”. Kështu u shpreh prorektori i UT-së, Arbër Çeliku në manifestimin e organizuar nga ambasada kosovare në Shkup me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

“Duhet të zhbëhen idetë destruktive dhe të krijohet një simbiozë e përgjithshme që do të nxisë bashkëpunimin ekonomik dhe ndërmjet entike sepse Ballkani është një rajon ku gërshëtohen shumë frymë, kultura, etni dhe me mendje përparimtare duhet të kontribuohet që të krijojmë platforma të mirëqena për të ardhmen” u shpreh Çeliku për Lajm.tv.

Loading...