Mesfushori i Reims dhe i përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, mes 11 lojtarëve që kanë shkëlqyer në fundjave në kampionatet elitarë në Europë (La Liga, Ligue 1, Bundesliga, Premier League dhe Serie A).

Ka qenë e përditshmja italiane, “Gazeta dello Sport”, që ka zbuluar 11-shen më të mirë të javës në Evropë.

Zeneli shënoi një gol dhe shërbeu në një tjetër në fitoren 2-4 të Reims në fushën e Montpellier, duke u renditur përkrah “yjeve” të tillë si Lionel Messi apo Kylian Mbappe.

Kujtojmë që Zeneli u transferua te Reims gjatë merkatos së janarit dhe brenda pak javësh tregoi se klubi francez ka bërë një goditje të madhe me blerjen e tij nga Heerenveeni.