Gruaja, nëna dhe të afërmit e të arratisurit Nikolla Gruevski, nuk do të dëgjohen nga Prokuroria. Prokurorja Vilma Ruskovska tha se gjatë procedurës parahetimore deri më tani dëshmi kanë dhënë truprojat që e kanë ruajtur 24 orë në ditë. Këtë javë pritet të ketë dëshmi të reja, si dhe përfundimisht të merren regjistrimet nga vendkalimet kufitare nga Shqipëria.

Gjatë kësaj jave, do të dëgjohen mjaft dëshmitarë në këtë drejtim dhe shpresoj se gjithashtu gjatë kësaj jave do të merren edhe provat e kërkuara nga Republika e Shqipërisë-

Megjithatë, edhe dy muaj pas arratisjes së Nikolla Gruevskit, mbetet enigmë se si është larguar nga Maqedonia, nëse ka pasur ndihmës dhe kush ishte pjesë e planit për t’u arratisur vetë për të mos shkuar në burg. Deri më tani nuk është vërtetuar nëse ka përgjegjësi për institucionet për arratisjen spektakolare të Gruevskit, i cili përmes Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë arriti të kërkojë dhe të fitojë azil politik në Hungari. Ish-kryeministri në Budapest ka statusin e qytetarit të lirë .Pasi që media hungareze e kapi atë në drekë në një restorant të shtrenjtë me mysafirë nga Shkupi, doli një video e re. Sipas medias hungareze 444.hu, Nikolla Gruevski të shtunën në mbrëmje ka shëtitur në një qendër tregtare “West End City” në rrugën popullore Vaci. Gruevski në video shihet se si lëvizte me qesen, dhe sipas portalit, ai qëllimisht vendosi të shkonte në mbrëmje, pasi qendra është e popullarizuar, duke mos dashur të bie në sytë e opinionit.

Loading...