Chantilly Thomas është arrestuar, nën akuzën se u bëri tatuazhe të përhershme, fëmijëve të saj, që janë 12 dhe 13 vjeç.

Gruaja 34-vjeçare nga New Yorku ka shfrytëzuar pistoletën për tatuazh që të bëjë vizatimet e përhershme në lëkurën e djemve të saj.

Në shpinën e djalit 12-vjeçar, ajo ka shkruar në gjuhën angleze “Vozit apo vdes”, derisa në dorën e vëllait të tij, një vit më të vjetër, e ka vizatuar goditjen e vetëtimës.

Policia është njoftuar nga një fqinj i kësaj familje, i cili ka ngritur shqetësimet, së fëmijët mund të kenë tatuazhe të përhershme.

Pas hetimeve, është gjetur se Thomas po i keqtrajtonte fëmijët në mënyra të ndryshme. Ajo akuzohet se kreu tatuazh pa licencë në fëmijë të moshës së mitur.