Dy ish ministra dhe një zv/ministër i Bujqësisë janë arrestuar në kuadër të hetimeve lidhur me keqpërdorimin e ndihmave bujqësore dhe dhënien e tokës shtetërore, njofton Telma.

Janë arrestuar ish ministrant Aco Spasenovski dhe Mihail Cvetkov, si dhe ish zv/ministri Kristijan Delev.

Të tre të dyshuarit po merren në pyetje në Gjykatë, kurse i dyshuarit i katërt është ish ministri i Bujqësisë, njëherësh deputet aktual Lupço Dimovski, pas të cilit policia është vënë në kërkim. /Gazeta Lajm