Me 07.03.2019 në ora 13.30 në Kërçovë nga ana e zyrtarëve policor nga Stacioni Policor në Kërçovë është kryer kontroll në shtëpinë dhe hapësirat ndihmëse të Xh.Xh.(30) nga Kërçova ku është gjetur dhe konfiskuar marihuanë, transmeton Almakos.

Në shtëpinë e tij është takuar edhe Xh.R.(34) nga Kërçova te i cili është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Për shkak të ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “ prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike “ Xh.Xh. dhe Xh.R. janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin Policor në Kërçovë për procedurë të mëtutjeshme.