Policia e Kosovës të shtunën në mbrëmje ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se përmes Facebook-ut ka kërcënuar një femër.

Në rrugën “Hamdi Grajqevci”, në Fushë Kosovës, të shtunën në ora 19:10, Policia ka arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se përmes rrjetit social Facebook ka kërcënuar një femër shkruan lajmi.net.

Sipas raportit të Policisë, i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.