Shtetasi serb Mihail Shiler është arrestuar të mërkurën e shkuar në Marok bashkë me 50 “terroristë tjerë potencialë”.

Goran Grbiq,mik dhe bashkëpunëtor afarist i Shilerit, ka treguar për gazetën e Beogradit “Blic” se shtetasi serb u arrestua të mërkurën derisa me automobil po kalonte kufirin në enklavën spanjolle Seuta, transmeton Koha.net.

Ai ka shtuar se Mihail Shiler dyshohet për terrorizëm, përkatësisht se Mihail është i ndërlidhur me situatën aktuale në Francë.

Mihail Shiler për nga nëna Milka Knezheviq është serb, e babanë e ka gjerman. Sipas fjalëve të Grbiqit, Shiler në vitin 2000 hoqi dorë nga shtetësia gjermane dhe u përcaktua për shtetësinë serbe.

Mihail merret me programim dhe me firmën e vet të IT ai afaron qe dy vjet në Marok.