Janë arres.tuar 7 persona të kompanisë “Durmo- Turs”, për shkak të tragjedisë së “Llaskarcës”, mëson gazeta KOHA, nga burime policore.

Siç mëson KOHA, në mesin e të arres.tuarve janë pronari, shoferi i autobusit, shefi i kontrollit teknik dhe katër të punësuar tjerë, për të cilët prokuroria pas hetimit të detajuar ka konstatuar se janë fajtorë të aksi.dentit tragjik, ku ngelën të vdekur 15 persona dhe 37 të lënduar.

Prokuroria Themelore Publike Shkup sot do të informojë për rrjedhën e procedurës në lidhje me aksid.entin e autobusit në fshatin Llaskracë.

Aksid.enti fatal me autobusin e kompanisë “Durmo Turs” ndodhi më 13 shkurt të këtij viti, ku humbën jetën 15 veta, ndërsa 38 persona të tjerë u lënduan./Koha/