Gazetari i revistës “Fokus” o cili e publikoi aferën e 30 mijë letërnjoftimeve false Lubisha Arsiq, mbrëmë në emisionin “360 shkallë”, rrëfeu për mënyrën se si kishte ardhur deri tek 105 letërnjoftimet falsë dhe për kredibilitetin (besueshmërinë) e burimit të informacioni, transmeton gazeta “Lajm”.

Letërnjoftimet ishin në 3 gjuhë, shqip, maqedonisht dhe anglissht. Përvec shqiptarëve dhe maqedonasve, në letërnjoftime kanë figuruar romë dhe turqë. Burimi i informacionit ka theksuar se letërnjoftimet nuk kanë foli metalike, kurse gazetarit Arsiq ia kishte dorëzuar për shkak se ky paraprakisht po shkruante për një temë të tillë.

Arsiq për “360 shkallë” tha se burimin të paktën tre elemente e bëjnë të besueshëm.
“Gjithsesi se edhe unë kam menduar rreth besueshmërisë së burimit. Mu ndërlidhën të paktn 4 elemente që e bënin burimin kredibil. Para së gjithash, ai vet dorëzonte 105 letërnjoftime gjë për të cilën edhe inspektorët e MPB-së konstatuan me të parën se bëhhet fjalë për letërnjoftime false. Një pjesë e pyetjeve të policëve, u fokusuan pikërisht tek burimi i informacionit. Anonimiteti i tij mbetet për shkak se as unë personalish nuk e njoh. Njëra ndër gjurmët mund të shkojë nëpërmjet këtij dëshmitari me qëllim që të shihet se kush janë të përfshirë në këtë falsifikat ose të paktën kush janë njerëzit e afërt me ata që kanë bërë falsifikimin e letërnjoftimeve”, tha gazetari Lubisha Arsiq.
Arsiq vlerësoi se materialet duhet t’i dorëzohen MPBsë sepse mekanizmat janë tek ata, por pret që ministri i MPB-së Oliver Spasovski sa më shpejt ta njoftojë, për rastin, prokuroren speciale./Lajm