Me këtë rast, ministri Asaf Ademi ka shkruar:
Këta njerëz i takova së pari herë para gjashtë muajsh, kur e mora detyrën e Ministrit të Kulturës.
Shumica e tyre, edhe pse kishin bërë disa vite përvojë pune dhe duhej të avancoheshin, konform detyrimeve ligjore, ata kishin mbetur po në ato pozicione qëkur ishin punësuar.
E, pas një përpjekjeje të gjithë kabinetit, ia dolëm që ta përpilojmë sistematizimin e ri dhe, në bashkëpunim me kolegët e tjerë, sot sapo i ndava vendimet për avancimin e tyre në kuadër të Ministrisë së Kulturës.
Mua më vjen mirë që kisha mundësi të ndihmoj në këtë proces dhe, ndonëse ata janë mirënjohës e falënderues për këtë arritje, unë dua t’i falënderoj që për kaq vite i kanë shërbyer me kaq devocion e përkushtim kulturës në vendin tonë.