BDI, për vite me radhë si pjesë e pushtetit qendror e cila për shumë vite po udhëheq edhe me shumicën e Komunave shqiptare duke patur kompetenca në arsim dhe duke emëruar drejtorë partiakë nëpër shkolla të mesme dhe fillore , shpeshherë duke menaxhuar edhe me Ministrinë e Arsimit (siç është edhe rasti i fundit) i ka rrënuar pothuajse të gjitha vlerat arsimore dhe edukative në hapësirat shqiptare.

Goditja tjetër e BDI-së mbi arsimin shqip në Maqedoni, bëhet edhe përmes Universitetit privat të anëtarit të Kryesisë Qendrore të BDI-së dhe Kryetarit Aktual të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, i njohur ndryshe si Universiteti Ndërkombëtar i Strugës, që është nën udhëheqjen e mikut të ngushtë të Tij, Armend Kadriovskit.

Ky Universitet tanimë njihet vetëm përmes skandaleve të njëpasnjëshme, shkeljeve të ndryshme ligjore dhe shumë parregullsive tjera. Me këtë rast po përmendim edhe skandalin kur një vit më parë, udhëheqësit e këtij Universiteti dëbuan me dhunë inspektorët e Arsimit të cilët kishin shkuar të bëjnë punën e tyre ligjore.

E gjithë kjo ndodh nga shkaku se ky Universitet menaxhohet nga Ramiz Merko, kuadër i lartë i BDI-së i cili gjithmonë pretendon të fshihet pas pushtetit, madje duke mos e respektuar edhe ligjin.

Rasti i fundit i mediave të Shqipërisë të cilat e theksuan Univerisetitin e Ramiz Merkos për diploma dhe tituj shkencor fiktiv, konfirmon dyshimet se në këtë Universitet nuk zhvillohet dija dhe shkenca, por abuzohet në shumë drejtime.

Ftojmë Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, Inspektoriatin për Arsim , Komisionin për Akreditim, Prokurorine publike, dhe MPB-në të hetojë Universitetin privat të Ramiz Merkos , për të gjitha dyshimet dhe shqetësimet që opinioni vendas dhe më gjërë shpeshherë i ka ngritur rreth keqpërdorimeve, siç janë : dyshimet për rregullsinë e diplomave e diplomave dhe titujve shkencorë të profesorëve universitarë.

Loading...