Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se kjo parti jo vetëm që ka mbështetur por ka qenë pjesë përbërëse e Ndryshimeve Kushtetuese, duke përkrahur referendumin dhe duke votuar në Kuvend për Marrëveshjen e Prespës e cila kishte të bëjë me Marrëveshjen e Greqisë dhe të Maqedonisë për zgjedhjen e kontekstit të emrit.

“ASH në mënyrë aktive këtë proces që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës më 12 qershor 2018, duke siguruar njëkohësisht që shqetësimet kryesore të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë të adresohen gjatë amandamentimit të Kushtetutës. Si opozitë konstruktive, ne kemi siguruar që fryma e Kushtetutës të promovojë barazinë e plotë midis të gjitha komuniteteve në vend, duke mbrojtur në të njëjtën identitetin e shqiptarëve në dispozitat që lidhen me preambulën e shtetit dhe me çështjen e shtetësisë. Aleanca për Shqiptarët gjithashtu në kuadër të ndryshimeve kushtetuese arrti të bëj ndryshim në Ligjin Kushtetues me ç’rast edhe juridikisht Maqedonia Veriore kufizohet me Republikën e Kosovës”, thuhet në komunikatën e ASH.

Gjithashtu nga kjo parti thonë se janë të pritje të përfundimit të ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës nga fqinjët tanë grekë, i bëjmë thirrje Kryeministrit Zaev që të reflektojë mbi detyrën historike para nesh dhe se periudha e faljes së qeverisë së tij ka mbaruar sot.

“Përkrahësit tanë ndërkombëtarë në Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë investuar burime të papara për të siguruar që Republika e Maqedonisë të ankorohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, larg nga Rusia dhe ndikimet e tjera lindore, koha e lëvdatave ka mbaruar sot. E njëjta gjë vlen edhe për qytetarët tanë që kanë toleruar për tepër shumë kohë korrupsionin dhe varfërinë për hir të një kauze më të madhe. Duke filluar që nesër, vendi ynë ka më pak se pesë muaj përpara Këshillit Europian të qershorit 2019, për të iniciuar dhe zbatuar reforma gjithëpërfshirëse për të rivendosur sundimin e ligjit, luftuar me të vërtetë të korruptuarit, siguruar pavarësinë e gjyqësorit, si dhe për të depolitizuar administratën publike. Çdo dështim për të arritur rezultate domethënëse dhe konkrete në prioritetet e mësipërme do t’u japë argumente të forta vendeve anëtare të BE-së skeptike ndaj zgjerimit që edhe një herë të shtyjnë hapjen e negociatave për anëtarësim në BE për vendin tonë, pas zgjedhjeve evropiane të cilat pritet të forcojnë forcat euro-skeptike dhe anti-imigracion në të gjithë kontinentin”, thuhet më tej në komunikatë.

Loading...