Urojmë që kandidati për president nga BDI të jetë shqiptar!

Nuk duam të besojmë se ky vendim i tyre erdhi si pasojë e derës së mbyllur dhe përbuzjes qe iu bë BDI-së në lidhje me idenë e tyre të rrejshme për kandidat konsensual, me LSDM sot, me VMRO-DPMNE dje.

Shpresojmë se vendimi i BDI-së ka të bëjë me sfidën që Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela ua bëri publikisht nëpërmjet mediave për tu përballur me Ju.

Meqë e pranuat këtë sfidë urojmë që të pranoni edhe tjetrën, zgjedhjet e parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale.