Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dh Adiovizuale i ka ftuar radiodifuezuesit që sot dhe nesër ta harmonizojnë programin për shkak të ditëve të zisë, të shpallur pas fatkeqësisë së rëndë të komunikacionit Shkup-Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë.

“Muzika duhet që të jetë e zhanreve përkatës për ditët e zisë, ndërkaq emisioni i programeve zbavitëse, emisioneve humoristike ose filmat e komedisë, ta anulohen për ditët tjera. Nëse e lejojnë marrëveshjet e nënshkruara, është rekomanduese që dy ditë të mos transmetohen reklama”, thuhet në kumtesë.