Një avion i “Ethiopian Airlines”, i nisur drejt kryeqytetit të Kenias, Nairobi, u rrëzua pak pas ngritjes në ajër duke rënë në afërsi të Adis-Abebws

Nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti i rëndë ajror. Avioni, një “Boing 737” kishte në bord 149 pasagjerë dhe 8 anëtarë ekuipazhi.

Mësohet se personat që udhëtonin me të ishin të 33 kombësive të ndryshme. Aksidenti ndodhi vetëm 6 minuta pas nisjes se fluturimit. Shkaqet e ngjarjes se rende nuk dihen ende.

Boingu tha përmes një mesazhi në Twitter se po e monitoron me kujdes situatën. Avioni i tij 737 Max-8 është relativisht i ri; ai është lancuar ne 2016-tën dhe flotës së “Ethiopian Airlines” iu shtua korrikun e vitit qe shkoi.

Një tjetër avion i të njëjtit model u përfshi në një aksident ajror përpara 5 muajsh, kur një mjet i tillë i “Lion Air flight” ra në det pranë Indonezisë me gati 190 persona në bord.