Ekuipazhi i misionit Apollo në hënë ishte tmerruar kur kishin hasur në transmetime të çuditshme të ngjashme me muzikën që vinin në kufjet e tyre kur ishin në hënë, duke mos e ditur se a transmetoheshin nga NASA apo jo.

Ishte viti 1969, dy muaj para se Apolli 11 të bënte uljen e parë historike në hënë, kur Apollo 10 hyri në orbitën e hënës, që përfshiu kalimin mbi anën e largët të hënës kur i gjithë ekuipazhi në anije ishte jashtë kontaktit me Tokën për një orë, dhe ku askush nga Toka nuk mund t’i shihte ose t’i dëgjonte.

Siç e dinë të gjithë, çdo gjë në mision shkoi mirë dhe pa probleme, transmeton Gazeta Express.

Por, gati katër dekada pas kësaj ngjarje është zbuluar një gjë shqetësuese që tre astronautë të Apollos e përjetuan përderisa ishin duke fluturuar në anën e largët të hënës.

Regjistrimet e incizuara përmbajnë “muzikë të çuditshme që vinte përmes radios së Apollos”, thuhet në seritë e “Dosjet e Pashpjegueshme të NASA-s” të Science Channel.

Biseda në mes të tre astronautëve tregoi se ata dëgjuan zëra që nuk i kishin dëgjuar kurrë më parë, zëra të tillë si “whooooooooooa”.