Atentati me eksploziv ndaj një salle lojërash që çoi në vdekjen e dy të rinjve shqiptarë në Imperia, ka zhvillime të rëndësishme. Siç shkruajnë mediat italiane në pranga janë vënë edhe dy italianë, një djalë i ri dhe një 56-vjeçar. Ngjarja ndodhi në muajin nëntor 2015 në Imepria, Itali.

Të arrestuarit janë, Michele Muçiolo, 23 vjeç, dhe Alessio Alberigo 56 vjeç që nga hetimet e bëra mësohet se janë porositësit e atentatit.

Ndërkaq tre shqiptarët, ku dy prej tyre vdiqën kanë qenë ekzekutuesit e atentatit. Mretjev Ismajlukaj, 19 vjeç, Albert Jakupaj, 19 vjeç dhe Aramit Ismajlukaj,  29 vjeç, këta dy të fundit vdiqën në atentat kanë qenë personat që hodhën lëndën shpërthyese në sallën e lojërave.

muccioloalberigo