Admini i Atletico Madridit në rrjetet sociale nuk është aspak i ndrojtur kur vjen puna për të postuar për ndjekësit e klubit.

Atletico Madridi ka komentuar rreth vendimit të gjyqtarit për t’i dhënë penalltinë e dytë Real Madridit, e cila si rrjedhojë edhe ia fitoi ndeshjen Los Blancos kundër Levantes të dielën në La Liga, transmeton Gazeta Express.

Casemiro u rrëzua në zonë, edhe pse pati pak, nëse jo fare, kontakt me kundërshtarin dhe gjyqtari e pa këtë si të mjaftueshme për të dhënë penallti, duke ia mundësuar Gareth Bale-it të shënojë për ta fituar ndeshjen.

“Nata e Çmimeve Oscar ka nisur fort”, shkroi Atletico në Twitter, në natën kur u ndanë Çmimet Oscar në Hollivud.

“Historia e pambarim”. /Gazeta Express/