Atletico Madrid ka fituar 1-0 ndaj Levante, me golin e shënuar nga Thomas Teye, dhjetë minuta parafundit. Barcelona kishte barazuar 0-0 ndaj Espanyol, disa orë më parë, dhe “banda” e Simeones përfitoi nga dhurata, duke marrë kryesimin e La Liga, në një ndeshje ku vuajti shumë derisa gjeti golin e fitores. Thomas Teye shënoi golin e fitores për Atletico Madrid Qendërsulmuesi, Thomas Teye, i aktivizuar në minutën e 73-të në vend të Jackson Martinez, shënoi golin e vetëm në ndeshjes në “Calderon”, pasi dribloi tre futbollistë kundërshtarë, por pati edhe “bashkëpunimin” e portieri kundërshtar, i cili nuk e u paraqit në lartësinë e duhur. Atletico kryeson kampionatin me dy pikë avantazh ndaj Barcelonës Goli i shënuar nga ganezi Thomas theu rezistencën e Levante, teksa Atletico kishte goditur tre herë traversën me anë të Savic, Koke dhe Vietto. Në pjesën e parë, madrilenëve iu mohua një penallti, pas ndërhyrjes ndaj Correa, çka solli edhe protestën e ashpër të trajnerit Diego Simeone. Atletico goditi tre herë traversën para se të shënonte Atletico Madrid ka grumbulluar 41 pikë pas 18 ndeshjeve të luajtura në La Liga. Barcelona ka luajtur një ndeshje më pak dhe ka dy pikë më pak. Real Madrid i vendit të tretë, që do të luajë të dielën në “Mestalla” ndaj Valencia, ka 36 pikë. Përmbledhja e ndeshjes Atletico Madrid 1 – o Levante Atletico Madrid 1-0 Levante, Full Highlights 02… by HereWeBet

Burimi: http://telesport.al/atletico-nuk-fal-merr-kreun-ne-la-liga/
© telesport.al

Loading...