Në Komisionin parlamentar për zgjedhje dhe emërime, shumica dhe opozita nuk mund të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjedhjen e anëtarëve dhe kryetarin e Këshillit mbikëqyrës civil (për mbikëqyrjen e punës së ATO-së).

VMRO-DPMNE-ja kërkon që të hidhet poshtë konkursi paraprak ku janë paraqitur vetëm 8 kandidat dhe të shpallet konkurs i ri ku do të aplikojnë më shumë kandidat.

Besa opozitare ndërkohë kërkon shpalljen e konkursit të ri edhe për shkak të mungesës së kuadrove shqiptarë në konkursin paraprak.

Ndërkaq partnerët e koalicionit, LSDM dhe BDI kërkojnë që të zgjidhen 4 anëtarë dhe më pas të shpallet konkurs për 3 anëtarë të tjerë.

Në konkursin e parë kërkoheshin 7 anëtarë për Këshillin mbikëqyrës civil, ndërsa u paraqitën vetëm 8, 1 prej të cilëve nuk përmbushte kushtet. Në këtë mënyrë, anëtarët e Komisionit për zgjedhje dhe emërime nuk kanë opsion zgjedhje.

Loading...