Talenti i skuadrës së futbollit Vardar nga Shkupi, Atom Fazliu, është ftuar nga Kombëtarja U-19 e Shqipërisë, shkruan gazeta Lajm.
Ka qenë seleksionuesi Nevil Dede që i ka bërë ftesë sulmuesit nga Kumanova për të marrë pjesë në një grumbullim në Tiranë.

Edhe pse është i datëlindjes 4 mars 2002, Fazliu, është ftuar te kombëtarja dy vjet më e vjetër.

Fazliu i ishte propozuar stafit drejtues të Kombëtares U19 nga skauti i FSHF-së, Rinor Agushi, që jeton në Namur të Belgjikës.

Fazliu ka disa ditë që po stërvitet nën urdhrat e trajnerit Nevil Dede.


Kombëtarja U19 e Shqipërisë ka zhvilluar edhe një ndeshje kontrolluese kundër ekipit të parë të Dinamo Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”, e ku Fazliu ka bërë një paraqitje tejet të kënaqshme.

Ndryshe, Atom Fazliu është një prej golashënuesve kryesor në ekipin e gjeneratës së vitit 2002 të Vardarit.
Ai me këtë skuadër është shpallur kampion vjeshtor në konkurrencën e kadetëve. /lajm

Loading...