Tenderi për ndërtimin e pjesës së parë të autostradës Shkup-Bllacë do të publikohet muajin e ardhshëm dhe punët ndërtimore pritet të fillojnë në tremujorin e dytë të këtij viti, tha sot në konferencën për shtyp zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Transportit, Goran Sugareski dhe drejtori i Ndërmarrja Publike për rrugët shtetërore, Zoran Kitanov.

Me ndërtimin e autostradës 12.5 km dhe investimit me vlerë prej 110 milion euro, pritet që udhëtimi ndërmjet Prishtinës dhe Shkupit të zvogëlohet për dy orë e 45 minuta.

Zv. kryeministri Osmani theksoi se ky është një projekt strategjik për Maqedoninë dhe se Kosova është tregu më i lirë dhe më i përshtatshëm i eksportit për vendin.

Për pjesën e parë prej 1.9 km deri në 20-tinë e muajit, duhet të mbarojë i tërë projektimi, me çka do të pason shpallja e tenderit. Kjo pjesë e autostradës duhet të përfundojë deri në fund të vitit të ardhshëm. Paralelisht me aktivitetet për fazën e parë do të punohet edhe për projektimin e fazës së dytë nga pjesa Bllacë-Stenkovec e në gjatësi prej 10.5 kilometra. Për këtë pjesë është paraparë që të publikohet tender në tre mujorin e vitit të ardhshëm.

Të gjitha punët e ndërtimit të autostradës pritet që të përfundojnë në vitin 20203.