Shoferët që udhëtojnë nëpër autostradat Shkup-Tetovë dhe Shkup-Kumanovë duhet të bëjnë kujdes dhe të përdorin pajisjes dimërore pasi këto rrugë janë të papastruara nga bora, shkruan Gazeta Lajm. Si gjithmonë edhe këtë vit bora i ka zënë papërgatitur autoritetet përgjegjëse për pastrimin e borës. Ndonëse paguajnë për autostradat, shoferët përballen më vështirësi të shumta gjatë rrugës, ndërkohë që raportohet edhe për aksidente./Gazeta Lajm