Një avion i kompanisë ajrore “United Airlines” ka dalë jashtë pistës së aeroportit ndërsa përpiqej të ngrihej, duke u “zhytur” në dëborë.

Ngjarja ndodhi në shtetin Spokane të Washington-it, nga ku avioni që niste fluturimin për në Denver, rrëshqiti në akull duke dalë jashtë pistës. Nga incidenti nuk ka të lënduar.