Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Elmi Aziri përballë gazetarit Borjan Jovanovski i ftuar debatin e 1TV duke diskutuar rreth takimit të fundit mes Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit me theks të veçantë marrveshja e arritur rreth propozim amandamenteve.

Aziri ka deklaruar se me ndryshimet e reja në pjesën e Preambulës i heqim dilemat se shqiptarët janë popull autokton.

“Tani më s’kemi dilemi askush se shqiptarët janë popull autokton sepse zgjidhja e mëparshme ka lënë hapësirë që të mundë të interpretohet nga koluare të ndryshme se shqiptarët janë të ardhur ose janë përkohsisht këtu.
Tani më ska dilema, kemi arrit të mbyllim një çështje shumë të rëndësishme”- shtoi Aziri.

Debati është zhvilluar në gjuhën maqedone.