Për dallim prej biznesmenëve të diasporës me prejardhje nga Maqedonia, që përballen me probleme për investim në vendlindje, shumë biznesmenë me prejardhje nga Kosova investojnë paralelisht edhe në vendin ku jetojnë në perëndim, por ehd enë vendlindjen e tyre. Në qytezën Romo afër Friburgut takojmë Faik Malokun nga Vushtria. Ai menaxhon një biznes në këtë qytezën, kurse djemtë e tij menaxhojnë një biznes tjetër në Vushtri. Në deklaratën për Lajm.Tv ai tregon për fillimet dhe për natyrën e biznesit që drejton. Djemtë e Faikut, menaxhojnë diskotekën Vox në Vushtri, e cila është një ndër diskotekat më të bukura dhe më të mëdha në mbarë Kosovën. Për këtë arsye, në këtë diskotekë gjen mysafir jo vetëm nga Vushtria, por nga të gjitha qytetet e Kosovës.

Loading...