Sampdoria's Lucas Martins Fernando (R) and Genoa's Blerim Dzemaili in action during the Italian Serie A soccer match Genoa CFC vs UC Sampdoria at Luigi Ferraris stadium in Genoa, Italy, 05 January 2016. ANSA/SIMONE ARVEDA

Babai i Blerim Xhemailit, Fekredin Xhemaili, ka treguar për “Lajm” se djali i tij që mbrëmë e ka lëshuar spitalin në Genoa, pasi ndihet shumë më mirë.
Ai tha se dy herë ka folur me Blerimin përmes telefonit dhe se tani ai do të vazhdoj me terapi disaditëshe.

“Fillimishtë ju falënderoj për interesimin e shfaqur për Blerimin. Ju them se gjithcka është Ok me djalin tim. Ai që mbrëmë lëshoi spitalin, pasi ndjehet më mirë dhe tani do të vazhdoj me terapi. Kam folur me te edhe mbrëmë edhe sot dhe më tha se nuk ka asgjë serioze, përvec që kishte përjetuar një tronditje të vogël, kur e kishte goditur topi në fund të pjesës së parë të ndeshjes Genoa-Sampdoria (2-3)”, deklaroi Fekredin Xhemaili, babai i lojtarit të Genoas dhe kombëtares së Zvicrës. /lajm

Loading...