Shkak për këtë ngjarje të rëndë dyshohet se ka qenë një histori dashurie e vajzës, Anxhela Pjetri me një djalë me origjinë nga Afganistani. Lidhja nuk është pranuar nga babai, i cili pas debateve të shtuma, kreu dhe krimin makabër. Mësohet se burri është arrestuar.
Ishte i dashuri i saj nga Afganistani i cili ka denoncuar zhdukjen e 29-vjeçares, ai ngriti dyshimet se e dashura e tij mund të jetë vrarë pasi i ati nuk e pranonte lidhjen e tyre.
Pas denoncimit policia ka marrë më pyetje babain e vajzës, nga ku u zbulua dhe krimi, pas vrifikimeve të kryeta u gjet edhe trupi i 29-vjeçares, i varrosur në oborrin e shtëpisë.
Policia po heton vdekjen e shqiptares, nga ku dyshohet se ka marrë goditje ng mjete të forta. Trupi i vajzës është transportuar për kryerjen e autopsisë.