Bajern Munih ka lajmëruar se futbollisti i kombëtares franceze Benjamin Pavard do të transferohet në Bavari këtë verë. Mbrojtësi i Shtutgart-it ka shkuar në Gjermani nga Lilla e Francës në vitin 2016. Edhe pse nuk e kanë zbuluar shifrën e transferimit, që pritet të jetë 35 milionë euro.

Drejtori sportiv i Bajern-it, Hasan Salihamixhiq, ka dalë në një konferencë për shtyp, ku ka deklaruar: “Mund të konfirmoj se Pavard do të bashkohet me ne prej 1 korrikut, ka firmosur kontratë 5-vjeçare”.

Salihamixhiq konfirmoi gjithashtu interesimin për adoleshentin e Chelsea-t, Kallum Hudson-Odoi, për të cilin oferta gjermane po shkon drejt 40 milionë euro.

Loading...