Bakterja MRSA e cila paraqet infeksionin stafilokok që është tepër serioz, shkakton probleme kryesisht tek personat me imunitet të dobët.

Edhe pse bakteria shërohet me terapi antibiotikësh dhe krem antibakterial, mjekët apelojnë se kjo bakterie, kërkon trajtim të posaçëm, sepse virulenca e saj është e madhe dhe kërkon izolim të të gjithë personave të infektuar. Por si mund të infektohet një i sëmurë tjetër nga personi bartës i bakteries?

“Nëse është bashkë me atë në një shtrat apo i ndërron rrobat me të , nëse fëmija ka pasur gjakosje që ka bakterie streptokoku, mundet fëmija tjetër ta preke dhe mund t’i paraqiten ndryshime në lëkurë në formë të pu¬rrave dhe ne mjekët marrim masa dhe japim terapinë që duhet .Te këta persona , që janë përcjellës të kësaj bakterie, u rekomandojmë që mos t’u afrohen shumë fëmijëve të tjerë që kanë imunitetin shumë të dobët”, shprehet mjekja Sefiane Bellçishta.

Është e rëndësishme zbulimi në kohë i pranisë së bakteries MRSA, që mund të bëhet me anë të brisit në hundë dhe fyt. Pas zbulimit, me anë të trajtimit adekuat mjeksor , sëmundja shërohet për 5-7 ditë. Bellçishta rekomandon kujdes të shtuar për higjienën personale.

“Mënyrë tjetër për t’u mbrojtur nga kjo bakterie është higjiena, larja e duarve, larja e rrobave nëse ka qenë në kontakt me atë person që është bartës i kësaj bakterie .Pastaj ne që të shohim se a ka në atë kolektiv përcjellës të kësaj bakterie, marrim bris prej hundëve dhe gojës të gjithë atij kolektivi dhe nëse del ndonjë që është metilent rezistent të asaj bakterie, atëherë marrim masa sipas antibiogramit, i japim atij personit dhe bakteria zhduket”, thekson Bellçishta.

Ditë më parë gjatë një kontrolli rutinor u zbuluan disa fëmijë të infektuar më bakterien MRSA, në cerdhen “Borëbardha” dhe në sh.f “Gjorgjia Pulevski”në komunën e Butelit.

Të shtunën shkollat në Butel ku është zbuluar prania e bakteries, bënë dezinfektim të tërësishët të ambienteve.

Infektimi i lëkurës nga bacteria, mund të krijojë ndezjen e saj dhe të paraqitjen të ashtuquajturat ulcere të cilat mjekohen, por kërkojnë trajtim më afatgjatë.

Më në rrezik janë foshnjat e sapolindura për shkak të lëkurës shumë të ndjeshme. Nëse kjo bakterie gjendet në fyt dhe hundë në sasi të madhe, mund të shkaktojë bronkit dhe ndezje të mushkërive të bardha të cilat vështirë trajtohen.

Megjithatë mjekët sqarojnë se nuk ka vend për panik pasi kjo bakterie shumë shpesh është prezente, por raste vdekjeprurëse mund të ketë vetën nëse ajo infekton personat me imunitet të dobët, personat me sëmundje të rënda, sëmundja paraprake e së cilës mund të kontribuojë për mjekim të vështirë dhe afatgjatë.